Publikohen letrat sekrete që presidenti John Kennedy i dërgonte të dashurës së fshehtë

Soft

Publikohen letrat sekrete që presidenti John Kennedy i dërgonte

Gunilla von Post  ishte një aristokrate suedeze, emri i të cilës u bë i njohur për shkak të marrëdhënies romantike që pati me John F. Kennedy gjatë viteve 1950-të.

Detajet e marrëdhënies së fshehtë me presidentin amerikan asokohe të martuar, janë publikuar në 1997-ën, në librin e saj me titull "Love Jack". Po kush ishte e dashura (jo dhe aq) e fshehtë e presidentit?

Gunilla dhe Kennedy u takuan disa javë para se ky i fundit të martohej me ish-Zonjën e Parë, Jacqueline Bouvier. Verën e 1953-it, Kennedy takoi aristokraten suedeze me të cilën do të vazhdonte romancën 3-vjeçare.

Publikohen letrat sekrete që presidenti John Kennedy i dërgonte

Kennedy u përpoq t'i jepte fund martesës me Bouvier gjatë kësaj kohe dhe të sillte Gunilla-n në SHBA, por pasi Bouvier pësoi një abort spontan planet e presidentit nuk u arritën kurrë.

Së fundmi, janë publikuar disa prej letrave që dyshja shkëmbenin me njëri-tjetrit gjatë marrëdhënies jashtëmartesore. Në njërën prej tyre, Kennedy shkruante: 

Publikohen letrat sekrete që presidenti John Kennedy i dërgonte

"Nëse nuk martohesh eja se do të më pëlqente shumë të të takoja. Kalova për mrekulli verën e shkuar me ty. Eshtë kujtimi më i bukur i jetës sime. Jam në ankth derisa të të shoh. Nuk është ndjesi e habitshme pas gjithë atyre muajve apo jo? Ndoshta në fillim do të jetë pak e vështirë, pasi na duhet të sillemi si të huaj, duke mos qenë të huaj. E di që është një rrugë e gjatë drejt teje Gunilla, por ja vlen."

E ndërsa në një tjetër, presidenti i famshëm i shprehte hapur admirimin që ndjente për të.

"Je e mrekullueshme dhe më mungon."

Kennedy dhe Gunilla i ndaluan takimet e tyre pas 1958-ës.

Ç'do të ndodhë sot me letrat e dashurisë?

Thuhet se një ankand në Boston do t'i shesë të treja letrat e dashurisë që JFK i shkroi von Post pak para martesës me Jackie Kennedy.
Deri më tani mendohet se letrat do të qëndrojnë deri në 12 maj dhe do të shiten mbi $30,000.

"Ti mund të lexosh biografinë e dikujt për të mësuar më shumë rreth karakterit të tij, por këtu ti lexon mendimet dhe ndjesitë e shkruara vet nga një njeri si ai.'- shprehet Bobby Livingston, zëvendëspresidenti i ankandit./thesun

ME TE LEXUARAT