Pse duhet të vendosni bukë në gojë kur grini një qepë

Soft

Pse duhet të vendosni bukë në gojë kur grini një

Çdokush që ka provuar të gatuajë një vakt që përmban qepë, e ka përjetuar ndjesinë e djegies së syve dhe lotëve që dalin ndërsa po e prisni atë.

Por përse na bën qepa të qajmë? Përgjigjia qëndron tek avujt që qepa përmban. Kur ju prisni një qepë, ju jeni duke prerë edhe qelizat e saj të cilat më pas lëshojnë përmbajtjen e tyre.

Enzimat më pas bashkohen me acidet sulfenike dhe prodhojnë përbërje squfuri të cilat përhapen drejt e në sytë tuaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky gaz i bezdisshëm bashkëvepron me lëngun në sytë tuaj dhe formon acidin sulfurik i cili ju shkakton lotë.

A mendoni se buka vetëm mund të hahet? Nëse mendoni kështu, patjetër që po bëni një gabim të madh. Kjo është për shkak se ju mund ta përdorni bukën për një sërë gjërash të tjera.

Harrojini lotët gjatë copëtimit të qepëve: Kjo mund të duket qesharake, por funksionon! Është një mënyrë tjetër që do t’ju ndihmojë në pastrimin e tyre, pas asaj që i qëron në pak minuta.

Vendosni një copë bukë të thatë në gojë, duke lënë një pjesë të vogël jashtë buzëve. Arsyeja sepse kur prisni qepën është për shkak të sulfateve që çlirohen gjatë prerjes. Buka thith gazin dhe pastron ajrin për ju.

ME TE LEXUARAT