Problemet shëndetësore që nxisin oreksin e tepërt
Ushqyerja shpesh mund të transformohet në një mekanizëm të cilin njeriu zgjedh për tu përballur me sfida të ndryshme siç është depresioni apo ankthi.
Nëse e gjeni veten të uritur gjatë gjithë kohës, atëherë arsyen dhe përgjigjen do ta gjeni duke lexuar në këtë artikull të AgroWeb.org
Stresi
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjatë një situate stresuese, kortizoli e bind trupin të konsumojë ushqim edhe nëse nevoja fizike për kalori është thuajse zero.
Kjo është arsyeja përse njerëzit e stresuar e teprojnë me ushqimin dhe kanë tendencën të shëndoshen.
Hipertiroidizmi
Nëse jeni të uritur gjatë gjithë kohës por nga ana tjetër po humbisni në peshë atëherë fajin e ka tiroidja.
Ajo mund të jetë duke prodhuar më shumë hormone duke nxitur trazira në organizëm.
Nëse tiroidja është tepër aktive, atëherë shuarja e urisë është e vështirë.
Mbipesha
Ushqyerja e tepërt mund të nxisë mbipeshën ndërkohë që obeziteti mund të shumëfishojë ndjenjën e vazhdueshme të urisë.
Yndyrnat e tepërta mund të rrisin nivelet e insulinës duke e bërë urinë të tejskajshme.
Diabeti
Kjo sëmundje krijon një rreth vicioz urie. Nivelet e ulëta të sheqerit nxisin oreksin. Ushqyerja më pas rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe nevoja për tu ngopur është tepër e madhe.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një shkak pasojë që vazhdon gjatë gjithë kohës.
Dehidratimi
Ka raste kur njeriu është i uritur por urinë e ngatërron me etjen dhe anasjelltas.
Kur njeriu është i dehidratuar, përpara se të ndiejë etje provon urinë dhe njerëzit i ngatërrojnë të dyja.
Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 2 litra ujë gjatë ditës.
Pagjumësia
Nëse nuk flini 7-9 orë në ditë, trupi do ta ketë shumë të vështirë të rregullojë hormonet që mbajnë nën kontroll nivelet e urisë.
Kur hormonet e urisë janë në nivele të larta, atëherë njeriu kërkon ushqim edhe nëse trupi nuk ka nevojë për të./AgroWeb