Pranvera erdhi, ja një mënyrë si ta shmangni alergjinë

Soft

Pranvera erdhi, ja një mënyrë si ta shmangni alergjinë

Stina e pranverës vjen me çeljen e luleve, që shumë nejrëz e presin, por, edhe me alergjinë që është shumë e vështirë ta shmangësh. Por, sigurisht që ka disa mënyra.

Gjatë kësaj stine, shumë njerëz vuajnë nga reaksionet alergjike, që shkaktojnë rrjedhje të hundëve, kruajtja dhe bllokimi i hundës dhe rrjedhimisht dhimbja e kokës.

Astma alergjike gjithashtu, që të shkakton “djegie” në gjoks ose me kollë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zakonisht, simptomat më të zakonshme të alergjive janë: Sy të kuq që lotojnë, sy të thatë dhe kruarje, sy me rrathë të zinj, rrjedhje sekrecionesh nga hunda, kollë, teshtitje


Për të shmangur këto probleme, përpiquni të qëndroni në shtëpi gjatë ditëve të thata dhe me erë. Koha më e mirë për të dalë, sipas ekspertëve, është pas shiut, i cili do ta ketë pastruar atmosferën nga poleni. Minimizoni punën me bimë në ballkon dhe në oborr. Sapo të ktheheni në shtëpi nga jashtë, hiqini rrobat menjëherë dhe bëni një dush të shpejtë për të larguar polenin nga lëkura dhe flokët tuaj.

ME TE LEXUARAT