Për një trup të shëndetshëm, konsumoni këto ushqime para se të nisni ushtrimet fizike

Soft

Për një trup të shëndetshëm, konsumoni këto

Nëse jeni të apasionuar pas ushtrimeve fizike, duhet të dini se është e rëndësishme që të konsumoni ushqim para. Shkak, sipas ekspertëve, është që të keni energji dhe të mos ndiheni të pafuqishëm gjatë atij procesi.

Por cilat janë këto ushqime?

Konsumoni tërshëre me gjalpë kikiriku dhe banana. Ky kombinim, ka karbohidrate të shëndetshme, që ushqejnë muskujt, ju japin fuqi dhe ju mbajnë të ngopur.

Tost me avokado dhe fara kërpi, ju jep energji, pasi është i mbushur me karbohidrate dhe yndyra të mira, një dozë të vogël të proteinave të cilat janë më se të nevojshme për muskujt

Vezë me drithëra dhe boronica për të krijuar muskuj. Ky kombinim duhet konsumuar tri orë para se t’i filloni ushtrimet fizike. Sipas ekspertëve drithërat ju sigurojnë energjinë e nevojshme pa e penguar zhvillimin e muskujve.

Frutat mund tju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe plot energji edhe vetëm me një mollë. Për të gjithë ata persona që duan të bëjnë ushtrime të shpejta dhe më të shkurtra, mund ta zgjedhin një opsion më i lehtë të ushqyerjes që arrihet përmes frutave.

ME TE LEXUARAT