Pajisja që bën mrekulli/ Implanti që lidh trurin dhe palcën kurrizore rikthen në ‘këmbë’ të riun e paralizuar

Soft

Pajisja që bën mrekulli/ Implanti që lidh trurin dhe palcën

Një pajisje e re dixhitale e quajtur BSI, e cila bën të mundur lidhjen e trurit me palcën kurrizore duket se ka ndihmuar një pacient të lëvizë dhe ecë sërish, pa karrocën me rrota.

Pajisja, e prezantuar në revistën Nature mundëson lëvizjen e pacientit me paterica edhe kur implanti ndërpret funksionin.

Lëndimi i palcës kurrizore mund të ndërpresë komunikimin midis trurit dhe zonës së palcës kurrizore që kontrollon ecjen, duke çuar në paralizë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa qasje të mëparshme për të rivendosur lëvizjen tek njerëzit me këtë lloj paralize kanë përfshirë stimulimin elektrik të zonave të palcës kurrizore për t’i mundësuar pacientëve të qëndrojnë dhe të ecin.

Megjithatë, kjo kërkonte që pacientët të mbanin sensorë lëvizjeje dhe pacientët treguan aftësi të kufizuara për të përshtatur lëvizjet e këmbëve ndaj ndryshimit të terrenit dhe kërkesave, shkruan CNN.

Lidhja dixhitale e trurit dhe palcës kurrizore, sipas studiuesve, mund të përmirësojë kontrollin e koordinimit dhe gamën e aktivitetit të muskujve dhe të rivendosë kontrollin më natyral dhe adaptiv të qëndrimit në këmbë dhe ecjes tek këta pacientë.

Neuroshkencëtari Grégoire Courtin dhe kolegët testuan një ndërfaqe tru-shpinë (BSI), e cila përbëhet nga një sistem regjistrimi dhe stimulimi i implantuar që krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis trurit dhe zonave të palcës kurrizore të përfshira në ecje.

BSI mund të kalibrohej brenda pak minutash dhe ishte i qëndrueshëm për më shumë se një vit, edhe në shtëpi pa mbikëqyrje.

Pacienti raportoi se BSI lejon një kontroll të natyrshëm të lëvizjeve të këmbëve të tij për të qëndruar, ecur, ngjitur shkallët dhe madje edhe për të kaluar një terren kompleks.

Përveç kësaj, me këtë pajisje u përmirësua edhe rehabilitimi i tij neurologjik dhe pacienti rifitoi aftësinë për të ecur me paterica edhe kur BSI ndërpriste funksionin./CNN

ME TE LEXUARAT