One Albania mbështet SanFest, festivali ndërthur natyrën e bukur bregdetare dhe vlerat artistike e muzikore
Qyteti poliedrik i Shkodrës ka mirëpritur për herë të katërt festivalin muzikor të San Fest-it. Me kontributin dhe mbështetjen e One Albania, eventi bëri bashkë qytetarë dhe artdashës që shijuan muzikën e artistëve vendas dhe të huaj.
Vera, deti, dhe tingujt e bandave të mirënjohura muzikore si Alban Nimani dhe All In Band, Dren Abazi & Zig Zag Orchesta, Peter Pan Quartet apo edhe DJ -ve si All Shadows, Secret 47, Lab Sadiku, Hektor Jubani garantuan një eksperiencë unike. Përtej muzikës, atmosfera plot gjallëri u plotësua me argëtim përmes sporteve ujore dhe zonave kreative.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Festivali i shkëmbimeve kulturore dhe artistike, i zhvilluar në Rrjoll të Velipojës, ofroi një përvojë të paharrueshme duke plotësuar shijet dhe preferencat e gjithë të pranishmëve.
“SanFest është një festival që gërsheton trashëgiminë e pasur artistike të Shkodrës dhe mjedisin e bukur natyror të Velipojës. One Albania, si partnere zyrtare e nismës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Albania All Senses”, gjithmonë kontribuon në iniciativa të tilla që përkrahin komunitetet lokale dhe turizmin vendas”, tha Arta Mahila, drejtoreshë e departamentit të komunikimit të marketingut.
Eventi që e riktheu qytetin verior në kryeqendrën e kulturës shqiptare, me mbështetjen e bashkisë së Shkodrës, promovoi natyrën e bukur dhe vlerat kulturore, në një përvojë gjithëpërfshirëse.
One Albania, lider i telekomunikacionit në Shqipëri, është krenar që mbështet nisma të ndryshme që synojnë rritjen e komuniteteve lokale dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion kryesor për turizmin. Bashkëpunimi me SanFest, në kuadrin e partneritetit strategjik me Ministrinë e Turizmit amplifikon vizionin e One Albania për të nxitur zhvillimin ekonomik përmes nismave kulturore dhe avancimeve teknologjike.