Nuk është Messi, as Ronaldo! Njihuni me sportistin më të pasur në botë

Soft

Nuk është Messi, as Ronaldo! Njihuni me sportistin më të

Conor McGregor është shpallur së fundmi atleti më i pasur në botë, për herë të parë nga revista Forbes, duke lënë prapa ikonat e futbollit Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Por kjo nuk duket se vjen nga aktiviteti i tij sportiv, por ai i biznesit.

McGregor ka fituar rreth 140 milionë dollarë në 12 muajt e fundit të dominuar nga pandemia globale, dhe për këtë falenderon shitjen e aksioneve të tij në kompaninë e uiskit ‘Proper 12’.

Nga duelet e tij në ringun Octagon, McGregor ka fituar vetëm rreth 18 milionë dollarë, pasi humbi në sfidën e tij të dytë me Dustin Poirier në janar të këtij viti në Abu Dhabi.

Ndërsa Lionel Messi, i cili ka qenë në faqet e para të gazetave 12 muajt e fundit prej kërkesës për t’u larguar nga Barcelona, renditej i dyti me $110 milionë nga kontrata e tij pesë-vjeçare $600 milionëshe me klubin.

Nuk është Messi, as Ronaldo! Njihuni me sportistin më të

Rivali i madh i Messi-t, Ronaldo, aktualisht sulmues i Juventus, renditej i treti me vetëm $100 milionë.

Ndërsa McGregor, përveç shitjes së kompanisë së uiskit, ka shtuar fitimet e tij edhe me anë të angazhimit në kompanitë DraftKings, video-game Dystopia dhe ‘Roots of Fight’.

Kjo është vetëm hera e tretë që një sportist fiton më shumë se $60 milionë jashtë sportit të tij, dhe ka ndodhur më parë me golfistin Tiger Woods e tenistin Roger Federer. McGregor është gjithashtu luftëtari i parë i arteve marciale të përziera që del në krye të listës së Forbes, dhe irlandezi i parë që e bën këtë.

Sulmuesi i futbollit amerikan Dak Prescott ($90mln) dhe basketbollisti i NBA, LeBron James ($80m) përbënin dy vendet e tjera të pesë më të pasurve të Forbes.
Futbollisti i PSG, Neymar renditej në vend të gjashtë, ndërsa tenisti Roger Federer – i cili kryesonte listën vitin e kaluar, ishte në vend të shtatë pasi kishte fituar vetëm $75 milionë.

Më tej lista përfshinte kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton, futbollistin amerikan Tom Brady, dhe basketbollitin amerikan Kevin Durant me rreth $60 milionë.

ME TE LEXUARAT