Njerëzit alergjikë duhet ta bëjnë vaksinën, por, ja çfarë duhet të kenë kujdes

Soft

Njerëzit alergjikë duhet ta bëjnë vaksinën, por, ja

Personat që vuajnë nga alergjitë gjithashtu duhet të bëjnë vaksinën, por, duhet të tregohet shumë kujdes. Mjekët kanë treguar se një personi alergolog mund ti duhet thjesht të bëjë një përzgjedhje të vaksinës, nëse ai është alergjikë ndaj disa substancave që gjendet tek parfumet apo edhe medikamentet.

Alergologu Mehmet Hoxha, mjek në shërbimin e alergologjisë në spitalin francez, në QSUT, tha se kur shkon për tu vaksinuar në pyetësor ka një pyetje nëse je alergjik i formës së lehtë, të mesme apo të rëndë. Por, ne të gjitha rastet ka një zgjidhje, thekson Prof. Hoxha, mjafton të konsultohesh me mjekun alergolog.

Pacientë alergjikë, më parë duhet të bëjnë testin e alergjisë për të vërtetuar ekzaktësisht se kush ia shkakton alergjinë. Jo të gjithë pacientët alergjikë do të duhet të përzgjedhin llojin e vaksinës që duhet të aplikojnë.

ME TE LEXUARAT