Mjekët përgjigjen: ja sa kohë duhet të prisni të takoni familjarët, pasi ke marrë vaksinën anti-covid

Soft

Mjekët përgjigjen: ja sa kohë duhet të prisni të takoni

Mjekët tregojnë se pasi merrni dozën e vaksinës anti-covid, duhet që të qëndroni 10 deri në 14 pa takuar familjarët tuaj, për të siguruar një përgjigje të ngritur immune. Doktoreshë Dua, tregon se duhet të bëni kujdes.“Edhe pse ka disa përmirësime në numrin e njerëzve që vaksinohen, ne ende po mësojmë shumë rreth infeksionit dhe duhet të marrim masa për të mbrojtur njëri-tjetrin”, thotë ajo.

Mjekja na kujton që derisa të vaksinohen 70 deri në 80 për qind të të gjithë popullsisë sonë, ne nuk do të kemi imunitetin e tufës së nevojshme që jeta të fillojë me të vërtetë të kthehet në “normalitet”. Duke pasur këtë në mendje, ajo thotë se duhet të vazhdojmë të mbajmë maska, të lajmë duart dhe të qëndrojmë fizikisht të ndarë, edhe pasi të jemi vaksinuar.

Mjekja gjithashtu deklaron se, nëse ndjekim këto rekomandime, parashikimet aktuale tregojnë se duhet të kthehemi në normalitet deri në vjeshtë. Sa për variantet e reja, më infektive që janë shfaqur, ajo thotë se ka të ngjarë që përfundimisht do të kemi nevojë për një vaksinë përforcuese për t’u mbrojtur gjithashtu prej tyre.

ME TE LEXUARAT