Luftoni aneminë dhe tensionin e lartë të gjakut, miksoni panxharin me vajin e ullirit në një sallatë

Soft

Luftoni aneminë dhe tensionin e lartë të gjakut, miksoni

Eskpertët kanë sugjeruar miksimin e panxharit me vajin e ullirit, si një ilaç për aneminë, tensionin e lartë, tretjen etj. Siç e dimë, panxhari falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, duhet konsumuar rregullisht. Mënyrat e gatimit të panxharit dhe përfshirjes së tij në receta të ndryshme janë tepër të larmishme.

Përbërësit: 4 panxharë të përmasave mesatare; 1 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër; 4-5 thelbinj hudhër të shtypur; Lëngu i një limoni; Kripë sipas dëshirës.

Përgatitja: Pastrojini panxharët me një furçë kuzhine, lajini me ujë të bollshëm dhe më pas hidhini në një tenxhere. Mbulojini me ujë dhe lërini të zihen në zjarr mesatar. Për të kuptuar nëse janë zier plotësisht, ngulni një pirun dhe nëse panxharët janë të butë, hiqini nga zjarri. Pasi të jenë ftohur, mund të hiqni lëkurat e tyre, megjithatë kjo është sipas dëshirës. Prijini panxharët në feta të holla ose në katrorë. Në një tas të vogël përzieni hudhrën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fetat e panxharit vendosini në pjatancën e servirjes dhe sipër tyre shtoni pak kripë dhe lëngun e limonit me hudhër dhe vaj ulliri. Mbulojeni pjatancën dhe lërini fetat e panxharit të përthithin lëngun për të paktën gjysëm ore. Servireni pjatancën në temperaturë ambienti.

Panxhari është një zhardhok që kombinohet shumë mirë me disa perime dhe barishte. Ai përshtatet me karrotën, qepën, rukolën, lakrën, selinonë, barishtet e qepëve, kastravecin, spinaqin dhe avokadon. Panxhari është partner i mirë edhe i gatimeve me mish. Këtu përfshihet mishi i derrit, viçit, patës dhe peshku./AgroWeb

ME TE LEXUARAT