Lëkundet pa tërmet kulla 79-katëshe, njerëzit vrapojnë në rrugë

Soft

Lëkundet pa tërmet kulla 79-katëshe, njerëzit vrapojnë

Një nga qiellgërvishtësit e Kinës u evakuua të martën pasi filloi të lëkundej.

Ndërtesa 79-katëshe filloi të lëkundej në mënyrë të pashpjegueshme rreth orës 13:00.

Njerëzit, të shokuar nga pamja, vraponin që t’i shpëtonin çdo lloj incidenti që mund të kishte pasoja tragjike.

Ngjarja ndodhi në qytetin jugor, Shenzen.

Shkaku i lëkundjes po verifikohet nga autoritetet, ndërsa mësohet se në ato momente nuk u regjistrua asnjë tërmet.

“Pas kontrollimit dhe analizimit të të dhënave të stacioneve të ndryshme të monitorimit të tërmeteve në të gjithë qytetin, nuk ka pasur tërmet në Shenzhen sot”, thonë zyrtarët.

ME TE LEXUARAT