Kush është në listë? 3 shenjat e horoskopit që duan të jetojnë vetëm

Soft

Kush është në listë? 3 shenjat e horoskopit që duan

Ka kaq shumë arsye për ta “përqafuar” të jetuarit vetëm! Qetësia, darkat e zgjatura me miqtë  dhe mikeshat pa pasur nevojë për të parë orën apo telefonin se fëmijët apo bashkëshorti ju kërkojnë në shtëpi, pra keni gjithë lirinë e dëshiruar në dispozicion.

Por, për tre shenjat e horoskopit që ndryshe njihen edhe si personat më individualistë, kjo gjë është e shkruar në yje. Si një qasje personale për këtë stil jete, duhet në fakt pak guxim për ta jetuar. Që nga mbarëvajtja e të gjithë punëve të shtëpisë, te pastrimi, gatimi, kujdesi vetëm për kafshët shtëpiake etj.

Pra, liria e të jetuarit vetëm është doemos një mënyrë jetese, por ajo vjen me një faturë pas. Ja për cilat shenja bëhet fjalë!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dashi

Të lindurve të kësaj shenje u pëlqen ideja për të kërcyer vetëm në dhomën e ndenjes, të kthehen vonë në shtëpinë e tyre të zbrazët apo që t’i përballojnë vetë uljet dhe ngritjet e jetës. Demëve u pëlqen që të operojnë në çdo ditë të jetës sipas orarit të tyre, edhe nëse kjo do të thotë që të rrinë zgjuar gjithë natën dhe të flenë deri në mesditë. Atyre nuk u pëlqen të shqetësohen apo t’u thuhet se çfarë të bëjnë.

Demi

Demi është krejtësisht i lumtur që jeton vetëm. Mendimi për të debatuar me një partner/e për ngjyrat e bojës së murit apo mobiliet u duket kaq rraskapitës, ndaj ata zgjedhin ta jetojnë vetëm të gjithë hapësirën e tyre.

Ata vlerësojnë shumë pavarësinë, por ndryshe nga shenjat e tjera nuk kanë kundërshtime për të ftuar miq në shtëpi, për të shijuar një darkë me ta dhe në fund të shtrihen vetëm në shtrat. Demët dinë si ta mbyllin fort derën dhe të kthehen vetëm në hapësirën personale për t’u “zhytur” maksimalisht në të gjitha ndjesitë e vetmisë.

Akrepi

Nëse dikush mund të vlerësojë idenë e të pasurit të një apartamenti për vete, ai është Akrepi. Kësaj shenje i pëlqen të “fiket” plotësisht në fund të ditës, ndërsa e ka të vështirë të ndajë kuzhinën me miq apo dhomën e gjumit me partnerin/en. Njësoj si akrepëve që u pëlqen të fshihen diku, edhe të lindurit e kësaj shenje pëlqejnë hapësirën e vet dhe të sigurt ku mund të ndihen 100% vetvetja.

ME TE LEXUARAT