Ish-piloti amerikan kërkon që UFO-t të merren seriozisht: Për dy vjet i shikonim thuajse çdo ditë

Soft

Ish-piloti amerikan kërkon që UFO-t të merren seriozisht:

Një ish-pilot i marinës amerikane ka thënë së fundmi se takimet me objekte fluturuese të paidentifikuara ishin diçka e zakonshme gjatë viteve të tij në shërbim, në një kohë kur qeveria e SHBA po finalizon raportin e shumëpritur për çështjen.

Teksa më parë ato ishin vetëm ‘ushqim’ për tabloide spekuluese, raportimet për UFO janë bërë çështje e zakonshme që kur Pentagoni konfirmoi autenticitetin e pamjeve të një avioni amerikan që sillej rreth një objekti misterioz.

Javën e kaluar autoritetet e mbrojtjes konfirmuan edhe vërtetësinë e pamjeve të një incidenti që raportohet se ka ndodhur në brigjet e Kalifornisë në 2019.

Ish-piloti amerikan kërkon që UFO-t të merren seriozisht:

Tashmë edhe ish-anëtarë të ushtrisë kanë nisur të flasin në mediat për takime të tilla të pashpjeguara.

Ish-lejtnanti i forcave ajrore Ryan Graves tha në një program televiziv se në fluturimet stërvitore në brigjet e Atlantikut, pilotët hasnin objekte qiellore të paidentifikuara“çdo ditë për të paktën dy vjet.”

Ish-piloti tha në intervistën me CBS se nuk ishte i sigurtë se çfarë ishin ato, por shton se duhet të konsiderohen si kërcënime sigurie.

Ish-piloti amerikan kërkon që UFO-t të merren seriozisht:

Në një prej rasteve, të kapur nga kamera e objektivit të avionit, shihet një mjet në formë sfere që rrotullohet e lëviz me shpejtësi të lartë, madje duke lëshuar një shirit tymi prapa.

Graves thotë se pilotët besojnë se objektet janë ose teknologji të fshehta të SHBA, ose mjete mbikqyrjeje të kundërshtarëve të SHBA, ose diçka që vjen nga jashtë toke.

Pentagoni më parë ka pretenduar se një projekt i gjurmimit të UFO-ve nuk është në më në shërbim, por në një debat në Senat u zbulua se kjo detyrë ka vijuar me një tjetër agjenci, e cila pritet të prezantojë gjetjet e saj në Senat kësaj vere.

ME TE LEXUARAT