Hulumtimi tregon: Ushqimi i shpejtë ndikon tek ecuria e fëmijëve në shkollë

Soft

Hulumtimi tregon: Ushqimi i shpejtë ndikon tek ecuria e fëmijëve

Një hulumtim i fundit ka treguar se konsumimi i ushqimit të shpejt, ndikon negativisht tek ecuria e fëmijëve në shkollë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se fëmijët që konsumojnë ushqime jo të shëndetshme në këtë moshë shpesh kanë avancim më të dobët në lexim, matematikë dhe në lëndët shkencore.

 

 Ushqimi jo i shëndetshëm, i cili përmban shumë sheqer dhe yndyrë, sipas hulumtimit të kryer nga Pertel dhe Gershof, tregon se ndikon në rezultatet e shkollës. Pasi monitoruan mënyrën e ushqimit dhe ndikimin e ushqimit në jetën e 11.740 fëmijëve në periudhën nga mosha e tyre gjashtëvjeçare deri në moshën 14-vjeçare, bëri që këto dy shkencëtare të arrijnë në përfundimin se konsumimi i ushqimit të shpejtë patjetër duhet kufizuar.

Hulumtimi tregon: Ushqimi i shpejtë ndikon tek ecuria e fëmijëve

Fëmijët që kanë konsumuar ushqim jo të shëndetshëm tri ose më shumë herë në javë, kishin rezultate dhe nota dukshëm më të këqija në shkollë sesa bashkëmoshatarët e tyre. 

ME TE LEXUARAT