Çfarë ndodh me trupin tonë nëse shmangim vaktin e mbrëmjes?

Soft

Çfarë ndodh me trupin tonë nëse shmangim vaktin e
Me siguri e keni dëgjuar thënien “Ha mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër”. Por një studim i fundit, në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tregon se nëse doni të parandaloni shtimin në peshë, mund t’ju duhet ta vini në dyshim këtë shprehje.

Brenda një harku kohor tre vjeçar, ata zbuluan se anashkalimi i vaktit të darkës ishte një nga shkaqet kryesore të shtimit në peshë, i cili me shumë gjasa mund të cojë edhe në mbipeshë. Bashkautori i studimit Toshiki Moriyama, profesor në “Qendrën e Shëndetit dhe Këshillimit të Universitetit” të Osaka-s në Japoni, thotë se nëse nuk konsumoni darkë, atëhere ju mund të konsumoni më shumë kalori ditën tjetër.

Ndikimi tek Pesha – Si qëndron e vërteta?

Kjo gjë gjithashtu mund të ndikojë në regjimin tuaj ushqimor, duke e bërë atë më të varfër në marrjen e proteinave nga bimët . “Por kjo nuk do të thotë se vaktet e tjera nuk janë po aq të rëndësishme”, shton Moriyama. Studimi i tyre, mund të mos ketë treguar se anashkalimi i mëngjesit ose i drekës çon në shtim në peshë, por ai thotë se studimet e kryera më parë kanë arritur në këtë përfundim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shkak se ky studim është bërë mbi studentët e universitetit të cilët kanë tendencë të flenë më pak sesa njerëzit e moshuar, kjo mund të ketë një efekt tjetër në vaktin e mëngjesit.
Në përgjithësi, mendohet se mënyra më e mirë për të parandaluar shtimin e peshës është duke përhapur marrjen e kalorive gjatë ditës dhe të mos anashkaloni asnjë vakt. E thënë thjesht, vakti i darkës mund të jetë një faktor jetësor kritik për parandalimin e mbipeshes, po aq sa ai i mëngjesit, thonë studiuesit. Për të humur peshë, sigurohuni që të konsumoni vaktin e mbrëmjes në të njëjtin orar, këshillojnë ekspertët e shëndetit./AgroWeb

ME TE LEXUARAT