E zuri gjumi në tren dhe u nda nga familja, pas 25 vitesh ndodhi mrekullia për djaloshin

Soft

E zuri gjumi në tren dhe u nda nga familja, pas 25 vitesh ndodhi mrekullia

Njihuni me Saron, djalin që në moshën 5 vjeçare u nda nga familja e tij, pasi e zuri gjumi në tren dhe humbi! Për një kohë të gjatë, të gjithë kërkuan për djaloshin po askush nuk e gjeti. Por djali, kur u rrrit, nisi të kërkojë vetë për familjen e tij.

Teksa jetonte me një familje tjetër, që e adoptuan, Saro nuk i mjaftoi ajo jetë.

Prandaj nisi një kërkim duke përdorur si mjet orientues “Google Earth”. E dëgjuat shumë mirë përdori “Google Earth”. Saro nuk e kishte harruar nënën e tij biologjike. Imazhi i saj i shfaqej herë pas here vazhdimisht. U nis ta kërkonte me një çantë krahëve dhe një laptop. Ishte shumë i vendosur dhe iu fiksua që do e gjente familjen e tij me patjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E zuri gjumi në tren dhe u nda nga familja, pas 25 vitesh ndodhi mrekullia
Përdori njohuritë që kishte në matematikë për të bërë llogaritur koordinatat si dhe gjithçka, çdo kujtim që i vinte ndër mend nga vendi i lindjes. Pas një kohe të gjatë kërkimi, Saro më në fund e gjeti vendlindjen e tij, një fshat në Indinë Qendrore, dhe aty kujtimet filluan t’i shfaqeshin radhë pas radhe.
Pylli ku luante, tempulli ku familja e tij lutej, ura e vogël, muri me tulla dhe aty mes njerëzve në treg u takua me nënën e tij biologjike.

ME TE LEXUARAT