E nxorën nga burgu pa dëshirë, 75-vjeçari qëndroi 20 vite më shumë prapa hekurave

Soft

E nxorën nga burgu pa dëshirë, 75-vjeçari qëndroi 20

Një person i dënuar për vrasje është liruar nga burgu kundër dëshirës së tij, pasi gjykatësi zbuloi se ai duhej të ishte liruar 20 vjet më parë.

75 vjeçari Osvaldo Longobuco i tha një avokati, i cili informoi autoritetet, se ishte i lumtur pas hekurave sepse kishte një çati mbi kokë dhe ushqim të garantuar.

Ai qëndronte në burgun e sigurisë maksimale në Sierra Chica të Argjentinës pavarësisht se dënimi i kishte përfunduar më 8 tetor 2001.

Osvaldo mund të ishte liruar me kusht pesë vjet më herët, por asnjëherë nuk bëri kërkesë, duke pretenduar se nuk kishte shtëpi ku të shkonte.

Lajmi i rrallë u dha nga e përditshmja argjentinase Clarin, e cila zbuloi se Longobuco ishte arrestuar më 28 shkurt 1979 dhe u dënua për një vrasje të rëndë 10 muaj më vonë./a2 cnn

ME TE LEXUARAT