Dobësohemi? Ja çfarë ndodh me trupin tonë kur nuk konsumojmë më bukë

Soft

Dobësohemi? Ja çfarë ndodh me trupin tonë kur nuk

Më në fund, dita kur more vendimin e madh, erdhi. Ti dhe buka shkëputët çdo lloj raporti. Tani ndoshta do të shiheni vetëm në raste të veçanta, ose kur ato kilogramët e tëpërt të kenë ikur njëherë e mirë. Urojmë të jetë kështu, por para kësaj do të donim të dinit se ç'ndodh me trupin tuaj kur hiqni dorë nga buka.

1. Keni neps pafund

Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë rritje dhe ulje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak. Studimet kanë teguar se kjo luhatje drastike, çon në një neps të vazhdueshëm për ushqime. Konsumoni ushqime të pasura me fibra, për të kontrolluar këto luhatje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

2. Bie niveli i energjisë

Duke qenë se karbohidratet janë karburanti i preferuar i trupit tuaj, mungesa e tyre shkakton një ngadalësim të punës së qelizave.

3. Luhatje humori

Karbohidratet rrisin nivelin e serotoninës në tru, neurotransmetuesi përgjegjës për humorin e mirë.

4. Rreziku i problemeve të zemrës dhe diabetit ngrihet...ose ulet

Lloji i drithërave që konsumoni bën nëj diferencë të madhe. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se karbohidratet e rafinuara rrisin rrezikun e prekjes nga diabeti i llojit të dytë. Ndërkohë drithërat e plota, përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve kardiake, obezitetit dhe diabetit të llojit të dytë.

5.Kapsllëk

Konsumimi i drithërave të plota është thelbësor për nivelin e fibrave të cilat kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e nivlit të sheqerit në gjak, pakësimin e rrezikut të obezitetit, sëmundjeve kronike si dhe mbajnë të rregullt aktivitetin tuaj në tualet.

6. Humbisni peshën e ujit

Kur ju reduktoni sasinë e karbohidrateve, gjëja e parë që vini re është sa shpejt bini në peshë. Por ajo që humbisni nuk është dhjamë, por pesha e ujit në trupin tuaj. Kur karbohidratet depozitohen në trup në formën e glukogjenit, çdo gram ruan tre deri në katër gramë ujë. Kështu që sapo të ndërprisni karbohidratet, dhe filloni të përdorni hapsirat e glukogjenit, do të humbni një sasi të madhe të peshës së ujit.

 

ME TE LEXUARAT