Dobësimi i thonjëve për shkak të xhelit dhe tipsave, ja si ti ushqeni

Soft

Dobësimi i thonjëve për shkak të xhelit dhe tipsave, ja si

Femrat sot e kanë rutinë mujore bërjen e thonjëve, duke u fiksuar me këtë “askesor”. Për ta mjafton që thoi të duket bukur dhe modeli të jetë një trend i kohës. Rrallë prej tyre vënë re se thonjtë e tyre për pasojë janë të dobët, të zverdhur dhe që këputen lehtësisht. Por, jo vetëm xheli, shkak për këtë gjendje janë edhe kequshqyerja, problemet shëndetësore, si anemia, reumatizma, problemet e qarkullimit të gjakut apo tiroidja ndikojnë.

Por, kjo gjendje mund të përmirësohet. Ja disa mënyra natyrale:

Trajtim me vaj ulliri dhe limon është një prej tyre.Bashkoni në një enë 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë lëng limoni të freskët. Më pas lani duart mirë dhe fshijini me napë pambuku. Më pas masazhojini derisa lëngu të penetrojë në lëkurë. Duhet ta përsëritni këtë veprim deri në dy deri në tre herë në javë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dobësimi i thonjëve për shkak të xhelit dhe tipsave, ja si

Uthull e bardhë rrushi, birrë dhe vaj ulliri.Kjo metodë është një ndër më të mirat për trajtimin e thonjve të dobët dhe të brishtë. Në një enë bashkoni nga një lugë gjelle përkatësisht me birrë, vaj ulliri dhe uthull të bardhë rrushi.

Dobësimi i thonjëve për shkak të xhelit dhe tipsave, ja si

Ngrohni në zjarr të avashtë tre përbërësit dhe pasi të ftohen, lyeni thonjtë dhe mbulojini me fasho. Mbajeni kështu gjatë gjithë natës.

ME TE LEXUARAT