Del në ankand fanella me të cilën Maradona debutoi në Botëror, shifra marramëndëse

Soft

Del në ankand fanella me të cilën Maradona debutoi në
   Fanella e përdorur nga Diego Maradona në ndeshjen e tij të parë në një Botëror futbolli do të dalë në ankand dhe pritet që të shitet për një çmim marramendës. Ai që nga shumë konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë, debutoi në një Kupë Bote në 13 qershor 1982, në ndeshjen e grupit Argjentinë-Belgjikë.

Argjentina humbi 1-0, por Maradona, i cili ishte vetëm 21 vjeç, tregoi potencialin e tij.
Fanela e përdorur në atë ndeshje që do të dalë në ankand, ka edhe firmën e vetë Maradonës.

Ankandi do të nisë nga 65 000 dollarë, por ekspertët mendojnë se do të shitet për jo më pak se 200 000 dollarë. Diego Maradona ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar, pas një ataku në zemër, në moshën 60-vjeçare.

ME TE LEXUARAT