Dashuria juaj është venitur, nëse ju bëni papritur këto veprime

Soft

Dashuria juaj është venitur, nëse ju bëni papritur këto

Për të ruajtur një ndjenjë dhe një marrëdhënie, duhet shumë kujdes dhe ndonjëherë, ashtu pa kuptuar, gjërat ndryshojnë, bashkë me ndjenjat. Ndonjëherë, ne nuk duam ta pranojmë, por dashuria është venitur për një person, dhe janë disa shenja që mund t’ju bindin.

Nëse ju, duke ardhur, jeni më pak kurioze. Nëse ju, pa kuptuar nuk po jepni sa duhet, apo partneri juaj nuk po jep sa duhet në marrëdhënie, kurioziteti juaj po fillon të venitet. Nuk dëshironi ta pyesni partnerin se si i shkoi dita ose të merrni opinionin e tij. Thjesht nuk ju intereson më.

Nëse lajmin e parë të gëzuar apo të trishtuar, nuk e ndani me të, diëka nuk shkon dhe kjo është mungesa e dashurisë.

Kapni veten duke bërë ëndrra për të ardhmen… vetëm. Ai nuk është aty. Kjo tregon se dashuria është zhdukur.

Nuk doni që të prekë gjërat tuaja. Nëse filloni të ndiheni posesivë për gjërat që ndani bashkë, është një shenjë tjetër që s’jeni më të dashruruar, kjo edhe për gjëra banale, si ngrënia e ushqimit tuaj. Ndodh sepse nuk jeni entuziast që bëni pjesë në një çift, të paktën jo me të.

Emocionet e tij iu infuencojnë më pak. Nëse përpiqeshit të ndihmonit partnerin tuaj sa herë ishte i trishtuar ose hidhej përpjetë nga gëzimi kur ishte i lumtur, tani mund të vini re që emocionet e tij kanë një impakt më të vogël tek ju. Kur partnerët nuk janë më të dashuruar me njëri-tjetrin, nuk kanë më emocione kaq intensive.

Nuk rreshtni dot së rrotulluari sytë. Nëse marrëdhënia juaj fillon të venitet, sjellja e partnerit tuaj mund të fillojë t’ju irritojë. Një studim ka treguar se një nga parashikuesit më të mëdhenjë të një divorci të mundshëm, është kur çiftet fillojnë të rrotullojnë sytë lart, një gjest që tregon ‘përbuzje’ ose mungesë respekti.

Qëndroni në një marrëdhënie për shkak të gjithçkaje që keni investuar tek ajo. Njerëzit shpesh e përdorin kohën e kaluar së bashku dhe gjithçka kanë së bashku si motiv për të qëndruar. Duket e friskhme ideja e të braktisurit një marrëdhënie në të cilën keni investuar shumë kohë dhe energji, por nëse ndjenjat e përmendura më lart vazhdojnë, do të ishte më mirë për të dy të shkonit përpara sepse kur s’funksionon, s’funksionon. 

ME TE LEXUARAT