Bodybuilder-ja shqiptare rrëfen sakrificën: Vendosa të mos bëhem nënë për të arritur trupin perfekt
Silvana Delija, trajnerja personale e njëkohësisht Bodybuilder, rrëfen pasionin e saj për ushtrimet fizike dhe gjithçka që ka të bëjë me përmiresimin e trupit të njeriut.
Ajo shprehet se do të ishte shumë e veshtirë që dikush “jashtë palestrës” të behej partneri i saj në jetë, për shkak të qëllimeve që ajo i ka vënë vetes.
Për këtë arsye, Emiliano, trajneri i Silvanës është edhe partneri perfekt i jetës, pasi bashkë kanë bërë kompromisin për të mos pasur femijë, derisa ajo të provojë maksimumin për të arritur qëllimin final në bodybuilding: të marrë kartën e profesionistit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Kur fokusohesh tek ky sport do bësh disa kompromise me jetën. I pari kompromis është që pa arritur qëllimin tënd nuk mund të bësh fëmijë.
Nëse i futesh këtij sporti, duhet të arrish qëllimin, nuk mund të ndalesh, të bësh fëmijë dhe pastaj të rifillosh sërish, pasi humbet pikë. Bën 9 muaj regres. Këtë gjë ta pranon një djalë që e njehe këtë sport, ne jemi të dy që merremi me këtë sport dhe kuptohemi në këtë pikë”, tha Silvana.