Zjarr në malin Dukat, Alban Skënderaj thirrje autoriteteve

Showbiz

Zjarr në malin Dukat, Alban Skënderaj thirrje autoriteteve

Zjarri në malin e Dukatit, Vlorë vijon prej 4 ditësh. Situata vazhdon të jetë serioze, ndërsa ka ardhur reagimi i Alban Skënderaj. Përmes një fotoje në Instagram story, këngëtari u ka bërë apel autoriteteve.

“Një zonën e Llogarasë po digjet dhe gjendja duket serioze. Ju lutem ndërhyni sa më shpejt” shkruan ai. Kujtojmë se këtë të shtunë u riaktivizua sërish kjo vatër zjarri në malin e Dukatit.

Zjarr në malin Dukat, Alban Skënderaj thirrje autoriteteve

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani si shkak i zjarrit janë djegur sipërfaqe të mëdha me shkurre e kullota. Zjarrfikësit po punojnë për shuarje e flakëve, por puna e tyre vështirësohet edhe për shkak të terrenit shumë të vështirë. Ndërkohë fatmirësisht për shkak të largësisë nuk rrezikohet asnjë qendër e banuar.

ME TE LEXUARAT