Zërat për lidhje, Efi zbulon si e fshiu nga rrjetet sociale Romeon: Në momentin që pashë ato lajme…
Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ishte e ftuara e kësaj të premteje në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas”, në ekranin e Top Channel.
Efi pas përfundimit të reality show-t vendosi që të rrinte larg ekranit, larg vëmendjes së opinionit publik. Gjatë intervistës, ajo zbuloi arsyen e këtij vendimi. Dhedhes u shpreh se hyrja për herë të dytë në BB VIP ka ndikuar si emocionalisht ashtu edhe psikologjikisht, e për këtë arsye ka dashur që të qëndronte larg qendrës së vëmendjes së publikut.
Por jo vetëm kaq pasi ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri rrëfeu disa detaje të jetës së saj. Efi tregoi se ka hequr nga “Instagram”-i Romeo Veshajn, pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se ata ishin në një lidhje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pjesë nga intervista:
Romeo: Efi mua më ka hequr nga “Instagram”-i që ta dini.
Efi: Po, mos të kemi keqkuptime fare.
Romeo: Pse?
Efi: Në momentin që i pashë ato lajmet…
Romeo: Luzin e kuptoj pse e hoqe, po mua çne? Nuk më thoshe dot o Romeo, si mund të zgjohem në mëngjes dhe të shoh që më kanë hequr.
Efi: U lëndove shumë?
Romeo: Po patjetër se unë të kam shoqe të kam motër.
Efi: O vëllai im, vëllezërit e mi.
Donald: Mendoj që ju do të bëni sërish foto në “Instagram”.
Efi: Tani që u sqaruam do të të bëj prapë.
Donald: Do të të japi edhe like madje.