Ylli meksikan feston ditëlindjen, ZBULONI sa vjeç mbushi Boyer

Aktorja e njohur meksikane, Angelique Boyer ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të, duke zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Boyer tregoi se viti që ka lënë pas ka qenë ndër më të bukurit në jetën e saj. Ajo tha se ka realizuar ëndrra, ka përjetuar eksperienca të reja, ka njohur njerëz të veçantë dhe ka kaluar sfida që e kanë bërë më të fortë, duke i konsideruar të gjitha si kujtime që do t'i mbajë gjithmonë pranë zemrës.
"Mbërrij në këtë ditëlindje me zemrën plot", shkroi Boyer, ndërsa nënvizoi se pasuria më e madhe e këtij viti ka qenë dashuria e sinqertë e njerëzve që e rrethojnë dhe e mbështesin çdo ditë.
Ajo nuk harroi të falënderojë familjen, miqtë dhe fansat për urimet dhe përkujdesjen, duke theksuar se ndihet më mirënjohëse se kurrë për gjithçka që ka marrë gjatë këtij viti.
Në mesazhin e saj, Boyer iu referua edhe atmosferës festive që po përjeton Meksika në kuadër të organizimit të Kupës së Botës, duke shprehur krenarinë për vendin e saj dhe emocionin që, sipas saj, bashkon miliona njerëz.
Aktorja ndau edhe një reflektim mbi domethënien e moshës së saj. Sipas saj, numri 3 simbolizon krijimtarinë, komunikimin dhe gëzimin, ndërsa numri 8 lidhet me forcën, bollëkun dhe pafundësinë. Bashkimi i tyre formon numrin 11, të cilin ajo e sheh si një shenjë se ndodhet pikërisht aty ku duhet në këtë etapë të jetës.