Yjet e kinematografisë turke konfirmojnë lidhjen e tyre të dashurisë

Showbiz

Yjet e kinematografisë turke konfirmojnë lidhjen e tyre të

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë një nga dyshet më të komentuara të aktorëve. Që më nisjen e serialit “Sen Çal Kapimi” (Trokit në derën time) ata të dy janë përfolur për një histori të vërtetë dashurie përtej ekranit. Dhe në fakt aludimet nuk kanë lindur nga hiçi, sepse ka pasur gjithmonë shenja që i kanë çuar fansat e tyre drejt këtij përfundimi.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar as komentet flirtuese mes tyre, që gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e fansave të dyshes. Ndërkohë së fundmi dyshimet për romancë janë shtuar, pasi aktorët kanë publikuar foto nga i njëjti vend me pushime. Xhirimet e serialit kanë përfunduar, sepse sezoni u mbyll ditën e shtunë.

Yjet e kinematografisë turke konfirmojnë lidhjen e tyre të

Kerem dhe Hande kanë publikuar video nga i njëjti vend, në të cilin duket se po kalojnë bashkë disa ditë pushime vetëm për vetëm. Ata nuk e kanë treguar këtë gjë hapur, por postimet e tyre flasin vetë. Duke qenë se dy aktorët nuk i lidh gjë me serialin për momentin, kjo duhet të jetë një konfirmim i lidhjes së tyre të dashurisë.

Yjet e kinematografisë turke konfirmojnë lidhjen e tyre të

Sa herë janë përfolur për marrëdhënien e tyre, Hande dhe Kerem i kanë hedhur poshtë dyshimet e fansave. Ata janë shprehur se kanë bërë thjesht punën e tyre dhe se u bënë miq të mirë gjatë xhirimeve të serialit. Nga ana tjetër kujtojmë se lidhja e dyshes ka kaluar në një tjetër nivel prej kohësh, sepse në rrjetet sociale ndiqen prej kohësh edhe prindërit e tyre.

ME TE LEXUARAT