Vrasja e 34-vjeçarit në Florida nga modelja, reagon ish-banori i Big Brother: Sabrina Krasniqi e ka tradhëtuar Pajtimin

Showbiz

Vrasja e 34-vjeçarit në Florida nga modelja, reagon ish-banori i Big

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Andi Artani ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për vrasjen e Pajtim Krasniqit nga bashkëshortja e tij Sabrina. Artani tregon se kishte një miqësi prej shumë vitesh me Pajtimin dhe e njihte tejet mirë atë.

Në postimin prekës ndër të tjerash, Andi thotë se Sabina Dzaferovic, e kishte tradhtuar Pajtimin, e më pas nuk e kishte pranuar ndarjen dhe kishte kryer aktin.

POSTIMI I PLOTË
“Po e filloj njëherë duke thënë që sa me fat kam qenë që t’kom pas pjesë të jetës more Pajtim Krasniqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ke qenë për me u marr shembull, djalë i respektushem, besnik, i disiplinuar, i dashtun dhe mbi të gjitha besimtar jashtëzakonisht i madh në Zot. Oh kemi aq shumë histori dhe kujtime bre Pajtim burri.

Fjalët janë pak me përshkru dhimbjen dhe vuajtjen që jemi tu e përjetu pa prezencën tënde këtu me ne. Na ke këput shpirtin me këtë tragjedi, që nuk e meriton armiku me i madh e le mo ti që ke qenë shembull bre, që nuk i ke hi ne hak askujt bre asnjëhere.

Për hir të se vërtetës po ua sqaroj njëherë dhe mirë se cka ka ndodh me vllaun tonë.
Gruaja e tij Sabrina Krasniqi (Dzaferovic) ka qenë duke e tradhëtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ia ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don mu nda.

Sabrines nuk ja ka përceptu truri ky fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllaun tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoj me aktin më egoistik, ku i morri jetën dhe vetes.

Zoti jam i bindur që të ka shpërbly me Xhehnetë.
Unë, Andi Artani do të kujtoj cdo ditë me mall dhe do mundohem mungesen tënde këtu me ne ta kthej ne forcë, e ti kujtoj me një buzëqeshje e hare kujtimet me ty, sepse janë me pa dyshim ndër momentet ma të mira të jetës që kemi kalu.
Të don shumë VËLLAU YT ANDI”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Florida të Amerikës me një çift shqiptar, ku një 27-vjeçare vrau burrin e saj. Çifti ishin me origjinë nga Kosova, por jetonin në SHBA.

Pasi vrau burrin e saj Pajtim Krasniqi me disa plumba, gruaja Sabrina Krasniqi i dha fund edhe jetës së saj, ndërsa ky rast ka tronditur mbarë opinionin në zonën ku ata banonin, por edhe në Kosovë.

ME TE LEXUARAT