VIDEO/ Në burg pas sherrit me Tik-Tokerin, Stresi lë qelinë, ja si e pret i ati lirimin e tij
Lajmifundit
/
3 Nëntor 2024, 09:51
Showbiz
Pak ditë më parë, Stresi u vetëdorëzua në polici, pas muajve në kërkim për sherrin me Medi Isenin në një klub nate në Pejë.
Bashkë me të në kërkim ishin shpallur edhe reperi tjetër shqiptar Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët ishin arrestuar më pas.
Në një video të publikuar nga ai vetë në Facebook, ai zbulon se telashet kanë marrë fund për të. Këngëtari ka lënë dyert e komisaritatit në Pejë dhe do të fillojë nga koncertet. Stresi, në videon e publikuar tregon sesi miqtë e tij dhe babai Sali Lushaj e presin jashtë për ta shoqëruar drejt Tiranës.