"U preka, historinë e tij nuk ia uroj asnjë artisti"/ Irkenc Hyka rrëfen se çfarë fshihet pas këngës që i kompozoi Klajdit!

Showbiz

"U preka, historinë e tij nuk ia uroj asnjë artisti"/ Irkenc

Irkenc Hyka dhe Klajdi do të vijnë me një bashkëpunim, menjëherë pas daljes të këngëtarit nga BBVIP4. Këngën e re e ka paralajmëruar Klajdi i cili ka deklaruar:

"Sot isha në studion e Irkenc Hykës, kënga do të pëlqehet shumë. Është këngë shumë e bukur. Është edhe Irkenci. Nuk është baladë. Është edhe Petro pjesë e këngës, mund të kemi edhe diçka me Petron". 

Por motivin që ka bashkuar dy këngëtarët e ka zbuluar vetë Irkenci, i cili është prekur pas historisë që Klajdi rrëfeu në Big Brother.

"Ai e meriton falas, se realisht kur pashë historinë e Klajdit u preka. Ndonjëherë them faleminderit Zot na lër këtu ku jemi sepse jemi shumë mirë. Kemi punuar dhe çdo gjë në rregull.

Kur sheh gjërat që të rrethojnë dhe shikon atë historinë, domethënë nuk ja uroj asnjë artisti. I nisa një mesazh Ledionit që kurdo që të dalë, e ka derën hapur tek studio ime", tha këngëtari.

ME TE LEXUARAT