U aludua për lidhje homoseksuale, Jozi sqaron lidhjen me djalin në fotot virale
Vetëm pak më parë në shtëpinë e “BBV4” ka ardhur një zarf i zi, ku Vëllai i Madh ka marrë një vendim drastik. Jozi përjashtohet nga gara. Për shkak të diskriminimit fyerjes dhe vlerës si popull, për shkak të disrespektit ndaj bashkëkombasve tanë, gjë të cilën e ka bërë Jozi mbrëmjen e djeshme në një debat me Gjestin, ai është përjashtuar. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine”
Menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBV4”, Jozi ka dhënë një intervistë ekskluzive në studion e “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin lidhur me këtë situatë.
I pyetur lidhur me aludimet se është homoseksual, fotot virale me një djalë dhe deklaratës së Bernardit, Jozi është përgjgijur.
Ky është Mili, Emiljano, djalë shumë i mirë, i njoh krejt familjen është shok i mirë, rob i mirë shumë, e kam njohur në Tiranë, ia njoh vëllezërrit, pastaj njoha atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal. Kemi marrëdhënie vëllazërore familjare prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj dhe mbaj mend kur isha në lice pinim kafe te lokali tij, e mbanin gjithmonë si të voglin, është i respektueshëm, ka vuajtur shumë me familjen e vet
Është aluduar se ke pasur një lidhje me të
Mos ekzistoftë emri i Joit, nuk kam gjë kundra, po nuk kam lidhje, Jozi është me mendimin që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra, nuk jam .
Bernardi ka gabuar me luhatjen e vet. Jozi është burrë 100%. Po më vjen me qesh nga doli kjo histori tani. Bernardi është pak i çuditshëm me këto deklarata