Tyra Banks padit Netflix: "Manipuluan intervistën time për të krijuar një rrëfim të rremë"

Ish-prezantuesja e njohur e televizionit amerikan, Tyra Banks, ka ngritur padi për shpifje kundër platformës së transmetimit Netflix, duke akuzuar gjigantit të streaming-ut se ka manipuluar imazhet e intervistës së saj për një dokumentar që hetonte skandalet rreth emisionit të njohur të realitetit America's Next Top Model.
Sipas padisë, Banks pohon se komentet e saj në dokumentarin tre-pjesësh Reality Check: Inside America's Next Top Model u "hoqën nga konteksti dhe u rimontuanë" për të mbështetur një "rrëfim të rremë dhe shpifës", njoftoi NBC News.
Padia pretendon se Netflix përdori "redaktim selektiv, lëshime të qëllimshme dhe manipulim kirurgjik" për të sugjeruar se Banks kishte dijeni se një konkurrente ishte sulmuar seksualisht gjatë xhirimeve, dhe se më pas ajo kishte "harruar" incidentin.
"Rrëfimi është shpikje e plotë"
"Ai rrëfim është thjesht një fabrikim i plotë," thuhet në padi.
Banks shpjegoi se kishte pranuar të merrte pjesë sepse besonte se publiku meritonte një diskutim të sinqertë mbi trashëgiminë e emisionit duke përfshirë si arritjet, ashtu edhe mangësitë e tij.
Sipas dokumenteve gjyqësore, nga një intervistë prej tre orë e gjysmë, u përfshinë vetëm 16 minuta në dokumentar. Padia thotë se prodhuesit e montuanë materialet e Banks në mënyrë të tillë që të dukej sikur ajo po reagonte ndaj akuzave të konkurrentes së mëparshme Shandi Sullivan, e cila pretendoi se ishte sulmuar gjatë xhirimeve të sezonit të dytë.
"Zonja Banks respekton perspektivën e zonjës Sullivan dhe guximin që kërkon të folurit hapur për këto çështje," thuhet në padi.
Netflix nuk ka komentuar çështjen, sipas NBC News.
Dëme financiare dhe dëmtim i imazhit
Banks kërkon dëmshpërblim për humbjet e pretenduara, përfshirë mundësi të ardhshme biznesi dhe dëmtimin e markës së saj personale, megjithëse padia nuk specifikon shumën monetare të kërkuar.
Ish-prezantuesja pretendon gjithashtu se vlerësimet online të biznesit të saj të akullores me bazë në Sydney, SMiZE & DREAM, kanë rënë ndjeshëm që kur u transmetua dokumentari.