Tre vjetori i vdekjes, Rita Ora përkujton Avicii-n me fjalët prekëse

Showbiz

Tre vjetori i vdekjes, Rita Ora përkujton Avicii-n me fjalët

Tre vite më parë ndërroi jetë në mënyrë tragjike DJ-i i famshëm suedez, Avicii. Ai u gjet i vdekur në Muskat, Oman, në një hotel luksoz ku kishte vrarë veten në moshën 28-vjeçare. Në këtë ditë të veçantë, atë e kanë kujtuar familjarë dhe miq të ngushtë.

Po ashtu edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e ka kujtuar të ndjerin përmes një postimi në InstaStory.

“Tri vite sot. Sa e dhimbshme. Pusho i qetë Avicii”, ka shkruar Rita krahas fotos së Dj.

Tre vjetori i vdekjes, Rita Ora përkujton Avicii-n me fjalët

Ora ka bashkëpunuar me të ndjerin në një projekt muzikor të publikuar në muajin shtator 2018, që mban titullin “Lonely Together”.

Kujtojmë se i riu kishte probleme me alkoolin dhe vazhdonte të performonte pavarësisht shëndetit të rënduar mendor. Në vitin 2014, ai u shtrua në spital dhe u detyrua të hiqte fshikëzën e tëmthit dhe apendicitin.

Lajmi për ndarjen nga jeta papritur e DJ-it të famshëm Avicii, tronditi jo vetëm familjarët por të gjithë fansat dhe bashkëpunëtorët e tij. Një prej tyre ishte edhe këngëtarja Rita Ora, e cila u trondit nga kjo humbje.

ME TE LEXUARAT