“Ti për mua je harxhim kohe”/ Dea Mishel i kthehet ashpër Zegjine Çaushit: Merr lekët e popullit që të më bullizosh mua?

Showbiz

“Ti për mua je harxhim kohe”/ Dea Mishel i kthehet ashpër

Në rrjetet sociale ka nisur së fundmi një përplasje mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe influencueses së njohur, Dea Mishel.

Gjithçka nisi kur Dea postoi në “Instagram”-in e saj një video ku i përgjigjej kryeministrit Edi Rama pas imitimit që ky i fundit u bëri atyre gjatë një takimi me banorët ne Elbasan.

Kreu i qeverisë imitoi blogeret që kanë mbështetur protestat kundër projekteve në Zvërnec.

Dea ka mbrojtur influencueset, duke i cilësuar si vajza të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa ka kritikuar Ramën për deputeten Zegjine Çaushi që e ka në parlament.

Por debati ka marrë një tjetër kthesë në rrjetet sociale, ku deputetja i ka shkruar në privat Deas, duke i nisur foto nga “Big Brother VIP” kur ajo ka qenë pjesë e formatit.

Menjëherë erdhi reagimi i influencueses së njohur, e cila jo vetëm i ktheu përgjigje, por bisedën në fjalë e bëri publike në rrjetet e saj sociale.

E kështu nisi një ‘debat’ mes deputetes dhe influencueses në rrjet. Zegjine më pas i publikoi Dea-s një video ku ajo shfaqet duke u tallur me jetimët, pamje që pak kohë më parë janë bërë shumë virale.

Lidhur me këtë ka reaguar direkt Dea përmes disa postimeve në “Instastory”.

“Ti për mua je harxhim kohe”/ Dea Mishel i kthehet ashpër

“Ti për mua je harxhim kohe”/ Dea Mishel i kthehet ashpër

“Ej kaloi në dëlir kjo, më ka postuar në faqe në orën 12 të natës. Paskam fanse në parlament”, shkruan ajo në postimin e parë.

“Ti për mua je harxhim kohe”/ Dea Mishel i kthehet ashpër

Më pas Dea bën një tjetër postim:

“Atëherë Zegjine, para shumë vitesh unë kam bërë një humor të zi, për të cilin kam kërkuar falje. Kam bërë edhe shumë bamirësi me çfarë kam mundur. Populli e ka pranuar tashmë faljen time, sepse ka qenë e sinqertë. Ata e dinë dhe më duan e më mbështesin dhe unë iu jam mirënjohëse.

Gjithsesi të njoftoj që humorin e zi e gjen dhe në Netflix. Nuk tregon ligësi, është thjesht një zhanër humori. Ka shumë komedianë si Dave Chapelle që e praktikojnë të cilët kanë miliona ndjekës. E sidomos gjenerata Z e kupton shumë mirë. Nuk do iu hedhësh hi syve që të më sulmojnë. Ajo luftë ka mbaruar.

Ndryshimi mes meje dhe teje është që ti po e bën realitet humorin tim të zi. Ti je me ata që po e kenë popullin vërtetë në skamje, jo unë. edhe në qofsha unë njeriu më i ligë, përsëri ligësia ime nuk ka zarar. Ndërsa ti e dashur supozohet përfaqëson popullin.

Ti çfarë bën në orarin e punës? Paguajmë ne taksa që të më kërkosh mua në Google dhe të bësh montazhe? Merr leket e popullit që të më bullizosh mua? Kështu e shpërdoron postin?

Unë jam thjesht një vajzë në Instagram… mbase unë dhe gaboj kur shprehem… po për ty, deputete, sot qenkam motiv.

Ti për mua je një harxhim kohe. Arsyeja e vetme pse të kthej përgjigje është sepse njerëzit duhet ta shohin që në të vërtetë je siç të përshkrova.

Më beso, unë sot jam e qetë me shoqërinë time dhe po qesh, sepse nuk i kam hyrë në hak njeriu.

Zegjine më vjen keq për ty dhe nuk dua kurrsesi të kesh valë urrejtje masive të cilat i kam kaluar vetë. Po për deputete nuk je. Dil bëj prova para pasqyrës dhe mëso.

Mos është koha të japësh dorëheqjen dhe të merresh me videomontazhet e mia pa shpenzuar nga taksat e popullit?”.

Më pas Dea ka publikuar një fotografi ku tregon se sa pëlqime ka marrë postimi i saj ku i përgjigjet kreut të qeverisë dhe sa pëlqime ka marrë postimi i deputetes së PS-së kundër saj.

“E dashur, numrat flasin, nuk e lufton dot popullin me 9 sufllaqe! As nuk ke pse ta luftosh se supozohet të jetë populli jot. Po ça të të them unë ty! Natën e mirë”, shkruan Dea kras fotos.

Influencuesja e mbyll reagimin duke shkruar:

“Këtë qeveri paskemi ne. Del të japësh një koment me edukatë dhe qetësi dhe të vihen mbrapa duke të bullizuar qeveritarët. Asnjë përgjigje konkrete, vetëm urrejtje. Turp!”.

Gjithashtu Dea u kërkon të gjithëve që t’i bëjnë report postimit ku Zegjine bullizon atë.

ME TE LEXUARAT