Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, katër të plagosur

Kosovë&Rajon

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, katër të

Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në fshatin Lupç të Podujevës, në rrethana ende të paqarta.

Tre persona janë plagosur me armë zjarri, ndërsa një person tjetër është qëlluar me thikë. Gjendja shëndetësore e tyre nuk bëhet e ditur.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar ngjarjen e rëndë dhe thotë se po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thotë policia për mediat në Kosovë.

ME TE LEXUARAT