“Të lutem, mos u dorëzo”, aktorja italiane, Beatrice Luzzi surprizon Heidin në BBV3, si reagon ajo
Heidi Baçi, banorja e cila ndodhet në shtëpinë e BBV3, u surprizua sonte nga Beatrice Luzzi, aktorja e famshme italiane që kapi finale e ‘Grande Fratello. Aktoren e famshme Heidi e ka përmendur jo pak herë në Big Brother Vip Albania, por sigurisht nuk e ka marrë kurrë me mend që ajo mund të vijë ta takojë.
Si e shikon ajo marrëdhënien e Heidit me Masimilianon?
“Heidi më bëri për vete sepse gjeta te ajo një person të rrallë. Kishte një siguri të vetën, tregonte shumë sensualitet dhe na mungoi shumë dhe e kemi kujtuar shumë, ishte humbje shumë e madhe dalja e saj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ne kemi pasur të përbashkët presionin që Masimiliano na bëri në aspekte të ndryshme. Mënyra e tij jo e mirë të themi, por sipas meje jam shumë e sigurt se ajo do ia dilte mbanë shumë mirë dhe vetëm”, tha aktorja.
Për raportin me Romeon ajo tha: Uroj ta mbrojë këtë histori nga të tjerët. Ndonjëherë dhe vetë nga vetja e saj.
Para se të futej në shtëpi, Hediti iu transmetua një klip ku i tregohej pak a shumë si kishin shkuar gjëra në Grande Fratello, ku pa se Beatrice kishte dalë e dyta në finale.
Më pas asaj iu tha se Beatrice ka një surprizë për të… e cila në fakt i erdhi brenda në shtëpi duke i recituar një nga poezitë që Heidi ka shkruar.
“Të lutem mos u dorëzo”, i tha ajo Heidit.
“Nuk e keni idenë sa e vlerësoj”, i tha Heidi mes emocionesh.