“S’më shkon në mendje të fsheh origjinën shqiptare”, aktori i njohur në Greqi ka një këshillë për fëmijët që…
Aktori i njohur në Greqi, Nikos Gelia, ka folur edhe njëherë për racizmin që ka pësuar kur ka qenë më i vogël për shkak të origjinës së tij shqiptare. Ai ka dhënë këshillat e tij për çdo fëmijë që përjeton diçka të ngjashme.
Teksa u pyet nëse ka menduar ndonjëherë t’a mbajë të fshehtë origjinën e tij shqiptare, aktori i njohur është përgjigjur për revistën greke:
“Jo, nuk më ka shkuar kurrë në mendje të fsheh origjinën time”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërsa në lidhje mbi këshillën që do t’i jepte një fëmije që përjeton racizëm për shkak të kombësisë, Gelia komentoi:
"Le të vazhdojmë’, do t’i thosha. Këtë e kam pasur gjithmonë në mendje. Vlera që ju jepni njerëzve është ajo që vendosni t’u jepni atyre. Çfarëdo që të ndodhë rreth jush, shikoni qëllimin tuaj, ecni përpara dhe lini gjithçka tjetër. Nëse njeriu duhet të thotë diçka, do ta thotë…”.