Shqipja thumbon publikisht Anën dhe Melisën: Dua dhe unë të këndoj një këngë...

Showbiz

Shqipja thumbon publikisht Anën dhe Melisën: Dua dhe unë të

Shqipja është një ndër konkurrentet më të komentuara të Përputhen. Ajo jo rrallë herë lëshon deklarata thumbuese për emisionin dhe konkurrentët, ndërkohë që së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave në Instagram.

Shqipja thumbon publikisht Anën dhe Melisën: Dua dhe unë të

Një prej tyre i shkruan “Cila eshte endrra jote?”, por përgjigja e Shqipes duket se ishte ‘thumb’ për Ana Lleshin dhe konkurrentët e tjerë të programit, që publikuan këngë sapo fituan famën.

“Te kendoj nje keng”, u përgjigj ajo, duke e shoqëruar përgjgjen edhe me një emoji duke qeshur

Kujtojmë që Ana Lleshi para pak ditësh debutoi në muzikë me këngën “Deal”, e cila numëron mbi 800 mijë klikime në YouTube. Krahas mesazheve pozitive, Ana pranoi edhe një mal me kritika për këtë projekt, ndërkohë që edhe Melisa ka publikuar dy këngë deri tani.

ME TE LEXUARAT