Shkaktoi zhurmë në tapetin e Grammy! Ja sa do të shitet veshja e djalit të Smith!

Showbiz

Shkaktoi zhurmë në tapetin e Grammy! Ja sa do të shitet veshja e

Veshja unike e djalit të Will Smith, Jaden Smith ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë e 67-të të çmimeve Grammy 2025. Jaden hyrj në tapetin e kuq i veshur një kapele në formën e një shtëpie dhe një kostum të zi dhe kravatë.

Kjo zgjedhje e çuditshme e 26-vjeçarit është bërë jo pak virale në rrjet. Shumë ndjekës mendojnë se kjo veshje e pazakontë e Jaden është një referencë për kopertinën virale të Willem Dafoe në GQ Italia Man of the Year nga viti 2023.

Shkaktoi zhurmë në tapetin e Grammy! Ja sa do të shitet veshja e

Sipas të dhënave, kjo veshje është dizajnuar nga ABABODI dhe mund të shitet për 4600 dollarë amerikanë. Kjo pasi është vlerësuar si një simbol i përjetësisë, sensualitetit dhe elasticitetit. Dizajnerja Dora Abodi njihet në faqen zyrtare të ABODI-t, si pasardhëse e një familjeje fisnike të lashtë nga Transilvania. Ceremonia e 67-të e çmimeve Grammy u mbajt ditën e djeshme më 2 shkurt.

Këtë vit gjithashtu u vunë re disa nga veshjet më të mira, duke përfshirë Taylor Swift, Lady Gaga etj.

ME TE LEXUARAT