Sherr me aktorin kryesor Vin Diesel, ‘The Rock’ humb rolin në Fast&Furious

Showbiz

Sherr me aktorin kryesor Vin Diesel, ‘The Rock’  humb rolin në

Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka konfirmuar se nuk do të luajë më në asnjë prej filmave të ardhshëm “Fast & Furious”.

Aktori ka qenë pjesë e filmave që nga viti 2011 kur u lanccua “Fast Five”, në të cilin luajti rolin e agjentit të angazhuar për kapjen e Dominic Toretto (Vin Diesel).

Në vazhdim, ai ishte protagonist edhe në “Fast and Furious 6”, një karakter shumë më i rëndësishëm në “Furious 7”, njëri nga yjet në “The Fate of the Furious”, si dhe ishte titullar në ‘spin-off’, “Hobbs & Shaë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përkundër shfaqjes së përbashkët në ekran, për thuajse një dekadë ka pasur tensione ndërmjet ‘The Rock’ dhe Vin Diesel.

“U uroj shumë fat në ‘Fast 9’. Dhe u uroj fat në ‘Fast 10’ dhe ‘Fast 11’ dhe të gjithë filmat ‘Fast & Furious’ që do t’i bëjnë pa mua”, ka deklaruar Johnson, citon The Indipendent.

ME TE LEXUARAT