Reagon kushërira e Parashqevi Simakut pas videos: “Nuk është e kthjellët. Ta gjejmë dhe ndihmojmë”
Ditën e sotme është bërë virale videoja e një gruaje në New York që duket se merr ndihma nga njerëzit në një ambient publik. Videoja u shpërnda nga profili i Blendi Fevziut dhe njerëzit menjëherë shquan se gruaja në të ishte pikërisht artistja e madhe e muzikës shqiptare në vitet ’80, Parashqevi Simaku.
Pas largimit të artistes nga Shqipëria, që nga rënia e regjimit komunist, askush nuk ka qenë në dijeni të vazhdimësisë së jetës së saj. Kjo solli që videoja që u përhap sot në rrjet, nga një kronikë e një ndër televizioneve më të mëdha të New York-ut, “abc7”, të shkaktonte shumë trishtim tek shqiptarët që panë gjendjen në të cilën ndodhej ikona e muzikës së atyre viteve.
Në kronikë, gruaja u paraqit nën emrin "Simaku Nolfe", të cilin dhe nga kërkimet në rrjetin social Facebook, mund ta dallosh qartësisht se i përket pikërisht Parashqevi Simakut.
Në një mesazh të dërguar në llogarinë e gazetares Mira Kazhani, e afërmja e Parashqevisë, shpjegon se artistja vuan nga probleme shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmën e duhur:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar hemorragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.”
Më tej, kushërira e saj ka treguar dhe fatkeqësistë familjare që kanë rënduar mbi artisten vitet e fundit:
“Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit. Mamaja e saj vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën.”