Reagoi për vrasjen e gruas në Pejë, Dafina Zeqiri shokohet nga komenti: E ke radhën ti!
Lajmifundit
/
16 Prill 2024, 16:25
Showbiz
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në Pejë, ku burri vrau bashkëshorten e tij.
E tronditur, Darina ka postuar një foto me shkrimin “Ditë Zie për Gratë e Vrara”, duke shprehur keqardhjen për të ndjerën Gjyljeta Ukella, e cila u vra me armë zjarri në kokë nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi.
Pas këtij postimi, një komentues i ka shkruar asaj “Edhe ti e ke radhën tani”, koment të cilin këngëtarja e ka posuar në InstaStory.