Puthje e përqafime brenda shtëpisë, pse Kiara dhe Luizi nuk ndiqen në Instagram?

Showbiz

Puthje e përqafime brenda shtëpisë, pse Kiara dhe Luizi nuk

Marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos po zhvillohet çdo ditë në sytë e publikut që i ‘monitoron’ çdo minutë. Këngëtari ka shprehur që në fillim pëlqimin për Kiarën, ndërsa kjo e fundit ka qenë pak më e tërhequr në shprehjen e ndjenjave kundrejt tij. Megjithatë, Kiara ka thënë se “deri diku” ka një pëlqim dhe e do Luizin.

Brenda “Big Brother” marrëdhënia e tyre është më e qartë dhe dyshja janë kujdesur që t’i sigurojnë të gjithë që kanë një ndjenjë ose pëlqim për njëri-tjetrin, duke kaluar kohë bashkë dhe shpeshherë duke dhurar edhe momente romantike.

Mirëpo çfarë po ndodh jashtë?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Big Brother” do të mbarojë dhe Luizi dhe Kiara kanë deklaruar (deri më tani) se njohja dhe marrëdhënia e tyre do të vijojë edhe jashtë formatit. Por, njerëzit e tyre “të besuar” nuk mendojnë kështu. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga veprimet e tyre.

Luizi dhe Kiara kanë secili llogari zyrtare në Instagram, ku numërojnë mijëra ndjekës. Qindra faqe janë hapur vetëm me emrin e tyre, ku shpërndahen momentet romantike dhe gazmore të tyre në shtëpi.

Por në profilet e tyre në rrjetin social, personat që menaxhojnë llogaritë as nuk i kanë ndjekur në Instagram. Pra Kiara nuk e ndjek Luizin, dhe as Luizi Kiarën. Arsyet nuk janë ende të qarta.

ME TE LEXUARAT