Princi publikon këngën e parë, "vë në lojë" Jasminën...

Showbiz

Princi publikon këngën e parë, "vë në

Pjesemarresi i radhes i “Për’puthen” qe ben kenge është Princi. Ky i fundit ka sjellë një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit.

Ai e ka publikuar këngën të plotë ditën e sotme në kanalin e tij në “Youtube”, Kenga e tij është një “diss” për Jasminën.

“Ah moj Jasmina më morë mendt e mia.

Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija.

Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia,

por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja.

I ke hak rolet në filma Hollywoodi,

bukuri po e me aktrim ta fut ti.

Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan,

se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan.

Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika

po ti paske pas sytë nga Amerika.

Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion

je mësu me lepura, luan nuk përballon”,

Keto jane vargjet e Princit për Jasminën në këngë dhe në fund i thotë “Bye torollake”.

Jasmina dhe Princi patën një takim shumë romantik mes tyre në emision dhe u duk se do të lindte diçka e bukur, por papritur marrëdhënia u kris. Më pas gjatë një puntate, Princi hpdhi akuza se Jasmina dhe Sara janë vajza materialiste.

Pastaj erdhi një përplasje e ashpër me dy vajzat në emision, ku Sara më pas zbuloi se Princit ja kishte paguar dikush tjetër shëtitjen me helikopter në takimin me Jasminën.

ME TE LEXUARAT