“Më kujton veten”, Sara i del në krah Romeos dhe "thumbon" keq opinionistët e “BBV”

Showbiz

“Më kujton veten”, Sara i del në krah Romeos dhe

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni ka “thumbuar” keq dy opinionistët e këtij reality shoë, Arbër Hajdarin dhe Ori Nebijaj, duke mbështetur kështu Romeo Veshaj.

Përmes një postimi në InstaStory, modelja ka krahasuar veten me aktorin, duke treguar se sa herë që sulmohet Romeo nga opinionistët i kujtohet vetja,  sepse sipas saj këta të fundit me opinionet e tyre të bëjnë të dukesh keq edhe kur ke të drejtë.

“Sulmet kaq intensive ndaj Romeos më kujtojnë sulmet ndaj meje në çdo prime, sa herë që hapja gojën që të dilja sa më keq edhe kur kisha të drejtë. Për këtë e kuptoj shumë mirë sesi po ndihet. Ndihesh i pafuqishëm sepse mendimi i opinionistëve të duket definitiv dhe ti e di shumë mirë që ata ndikojnë në mendimin e publikut. Kjo demoralizon dhe nervozon në të njëjtën kohë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më kujton veten”, Sara i del në krah Romeos dhe

Seriozisht ky po duron shumë! I bie pas çdo fjale që thotë. Absurde…”– ka shkruar Sara, krahas fotos së Romeos.

 

ME TE LEXUARAT