Plas debati mes banoreve të BBV, Sara Kolami-modeles: Edhe prekjen e një mashkulli në të pasme...

Showbiz

Plas debati mes banoreve të BBV, Sara Kolami-modeles: Edhe prekjen e

Kjo situatë  erdhi pasi Sara i kujtoi banores situatën e ndodhur ku protagonist ishte edhe Rezart Veleshnja ku ky i fundit goditi Xhenetën në të pasme dhe si pasojë u skualifikua nga gara për çmimin e madh.

“Edhe prekjen e të pasmeve doje ta justifikoje se të kryente punë Rrezi këtu brenda, aq e ulët je”, iu drejtua Sara modeles ndërsa shtoi: “Shembull për të evituar prekjen e të pasmeve të një femre doje ta përdorje në kuadër të lojë, thoje i mungon shtëpisë”.

Kujtojmë që aktori Rezart Veleshnja u përjashtua nga Big Brother Vip Kosova pasi u akuzua për ngacmim s*ksual. Vendimi ndaj aktori të humorit erdhi pasi ai goditi me shuplakë në të pasme konkurrenten Xheneta Fetahu.

Rezart Veleshnja pranoi se e kishte prekur në zonën time pa dëshirën e saj, por nuk e konsideroi si ngacmim seksual.

“Mua më kanë thënë që bëre ngacmim seksual, ngacmimi seksual është të shkosh të futesh ferrave dhe ta ngacmosh. Unë bëra prekje në zonë intime pa dëshirën e vajzës,” u shpreh Rezi.

Pas kësaj deklarate të aktorit, reagoi opinionistja Olta Gixhari, e cila u shpreh se veprimi i tij “nuk mban emër tjetër përveç se ngacmim seksual”.

 “Nëse ti prek një grua, vajzë pa dëshirën e saj quhet ngacmim seksual”, tha aktorja, teksa shtoi se Rezit “i ngeci sharra në gozhdë”.
“Të ngeci sharra në gozhdë sepse ajo Xheneta e luajti lojën shumë bukur dhe e bëri të madhe, nëse ajo nuk do ta bënte aq të madhe dhe do qeshte mbase ai gjest dhe nuk do të ishte vënë re, por ajo e bëri të madhe u shqetësua”, tha Olta Gixhari.

ME TE LEXUARAT