Pirro Çako dhe Arilena Ara braktisin Këngën Magjike?! Ja cilat janë arsyet

Showbiz

Pirro Çako dhe Arilena Ara braktisin Këngën Magjike?! Ja cilat

Festivali i Këngës Magjike do të zhvillojë këtë mbrëmje natën finale të këtij edicioni që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, ndërsa një lajm jo i mirë po qarkullon nëpër media.

Bëhet fjalë për dyshen Arilena Ara dhe Pirro Çako ku thuhet se kanë vendosur të tërhiqen nga gara.

Këtë lajm e ka bërë të ditur “Icon Style”, të cilët thonë se ky vendim do të bëhet publik gjatë mbrëmjes së sotme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pirro Çako dhe Arilena Ara braktisin Këngën Magjike?! Ja cilat

Ende nuk dihen arsyjet e këtij vendimi, por nga dyshimet thuhet se dy këngëtarët e kanë ndërmarrë këtë hap për arsyje se fituesi është i paracaktuar.

Kjo nuk është hera e parë që vihet në diskutim vërtetësia e këtij festivali ndërsa nga ana e dy pjesëmarrësve nuk ka akoma një koment.

Pirro Çako dhe Arilena Ara garojnë me këngën “Zero Gradë” të cilët shkëlqyen në natën performuese si dhe kanë fituar zemrën e publikut me hitin e tyre.

ME TE LEXUARAT