“Paske ardhur më keq se dole”, Egli i kthehet ashpër Rozanës: Ju nuk jeni për t’u dashur, jeni për t’u shkelur
Lajmifundit
/
18 Mars 2025, 15:24
Showbiz
Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Eglit dhe Rozanës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
“T’u zbardh fytyra kur hyra në shtëpi, ç’pate? Ça të kam bërë?”, pyeti Egli Rozanën, e cila iu përgjigj:
“Se më takove të fundit, shkove takove Gerta Gixharin para meje se çfarë nuk ke thënë për të”.
Më pas Egli i kundërpërgjigjet duke i thënë se Gerta të paktën e ‘ka denigruar në fytyrë, jo pas krahu si ajo’.
Rozana i kthehet më pas që të ketë respekt për veten se ‘paska ardhur me keq se dole’. Këtu shpërthen Egli që i drejtohet ashpër: “Ju nuk jeni për t’u dashur, por jeni për t’u shkelur”.