Pasi u bë nënë për herë të dytë, Arbana Osmani rrëfen planet për dasmë: Jam shqiptare dhe...

Showbiz

Pasi u bë nënë për herë të dytë, Arbana

Arbana Osmani është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë u përgjigjet ndjeksve kuriozë. Së fundmi moderatorja u pyet se kur do ta zbulojë portretin e djalit të saj të dytë, Diellit, dhe ajo iu përgjigj një herë e mirë.

“Po, shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”, shkroi Osmani.

Ndërkohë, një ndjekëse e ka pyetur nëse do të organizojë një dasmë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

 “S’besoj se është e zakonshme, por prapë, a do bësh dasmë?”– ishte pyetja që iu drejtua.

“Sigurisht që është e zakonshme, ne jemi shqiptarë”, u përgjigj Arbana, duke nënkuptuar se planet për dasmë tashmë janë bërë.

ME TE LEXUARAT