Pasi i zuri vendin në BBVA, Ledioni thumbon keq Arbana Osmanin

Showbiz

Pasi i zuri vendin në BBVA, Ledioni thumbon keq Arbana Osmanin

Moderatori i edicionit të 3’të të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, është komentuar shumë që në natën e parë të këtij spektakli.

Kjo pasi ai erdhi si një risi për publikun pas dy edicioneve që kishte prezantuar moderatorja ikonike e këtij programi, Arbana Osmani.

Mbrëmë gjatë spektaklit duket se Ledioni thumboi keq Arbanën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një moment gjatë spektaklit kur po bëheshin nominimet, Ledionit i rrëshqiti fleta e zarfit me emrat e banorëve më pak të votuar. Ai i kërkoi falje publikut duke i thënë: “Ngaqë s’jam mësuar të mbaj kështu gjërash…”.

Kaq ka mjaftuar që fansat e BBVA ta shohin këtë si një thumb direkt ndaj Arbanës, për faktin se gjatë prezantimit të Big Brother, ajo gjithmonë ka mbajtur skaletë përpara saj.

Ledioni e ka prezantuar që nga nata e parë këtë format pa asgjë në duar.

 

ME TE LEXUARAT